Milan luan ndeshjen e xhiros së tetë në Serie ndaj Veronas në shtëpi, shkruan Sinjali Sport.
Rossoneri e pret në “San Siro”, me fillim nga ora 20:45 skuadrën e Veronës.
Ekipi nga qyteti i modës është duke e pasur një nga edicionet më të mira në këtë dekadë, pasi gjendet e dyta në tabelë me 19 pikë.
Përderisa në anën tjetër, mysafirët me tetë pikë kanë pozitën e 12-të.
Formacionet zyrtare për këtë takim janë publikuar:
Milan: Tatarusanu; Calabria, Tomori, Romagnoli, Ballo-Toure; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Maldini, Rebic; Giroud
Verona: Montipo; Ceccherini, Gunter, Casale; Faraoni, Ilic, Veloso, Lazovic; Barak, Caprari; Kalinic