image Formacionet zyrtare mes Lyon-it dhe Juventusit

Futboll

Sport/ Formacionet zyrtare mes Lyon-it dhe Juventusit

news image

Juventusi e viziton Francën për përballjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, skuadër e cila përballet me mungesa të mëdha.

Bardhezinjtë janë të pamposhtur në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit.

Lyoni, ndërkohë, vuan nga një seri problemesh me lëndime, por trajneri Rudi Garcia e ka një talent në të cilin mund të llogarisë, Houssem Aouar.

Lyon dhe Juve janë takuar katër herë, me italianët që i kanë fituar tri nga ato ndeshje, ndërsa një përballja është mbyllur baras.

Formacionet zyrtare:

Lyon: Lopes; Denayer, Marcelo, Marçal; Dubois, Guimaraes, Tousart, Aouar, Cornet; Dembele, Toko-Ekambi

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo