image Formacionet zyrtare: Maqedoni e Veriut – Gjermani/ Tre shqiptarë startues

Futboll

Formacionet zyrtare: Maqedoni e Veriut – Gjermani/ Tre shqiptarë startues

news image

Maqedonia e Veriut pret Gjermaninë në kuadër të xhiros së shtatë të eliminatoreve për Kupë të Botës, shkruan Sinjali Sport.

Ballkanasit janë nikoqir të pancirëve me fillim nga ora 20:45, në stadiumin nacional “Toshe Proeski”.

Çka e bën më të veçantë këtë takim është ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy kombëtareve, pasi në Gjermani, përfaqësuesja e Maqedonisë e befasoi duke triumfuar me rezultat 1-2.

Mysafirët sot do kërkojnë t’i hakmerren për atë humbje të pësuar.

Gjermania kryeson në grupin J me 18 pikë, kurse vendasit gjenden menjëherë pas tyre në pozitën e dytë me 12 pikë të arkëtuara.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ku për vendasit nga minuta e parë do luajnë tre shqiptarët: Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi.  

/Gazeta Sinjali Sporti/