image Formacionet zyrtare, Man Utd - Brentford

Futboll

Formacionet zyrtare, Man Utd – Brentford

news image

Manchester United do të mirëpresë skuadrën e Brentford në Old Trafford sonte, në duelin përmbyllës të xhiros së 34-të në Premier Ligë, shkruan Sinjali Sport.

“Djajtë e Kuq” tashmë ndodhen jashtë objektivit të Ligës së Kampionëve, por do të synojnë që së paku të zënë një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

United ndodhet aktualisht në pozitën e gjashtë me 55 pikë të mbledhura në 35 xhiro, gjashtë më pak se Tottenham në pozitën e pestë dhe tetë më pak se Arsenal në pozitën e katërt, ndërkohë që ndodhen vetëm tre pikë larg West Ham, e cila mund t’i rrezikojë ata në luftën për Ligën e Evropës.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Man Utd: De Gea, Dalot, Lindelof, Varane, Telles, McTominay, Matic, Mata, Fernandes, Elanga, Ronaldo.

Brentford: Raya, Ajer, Jansson, Bech, Roerslev, Norgaard, Janelt, Eriksen, Henry, Mbeumo, Toney.

Takimi fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSporti/