Bayerni do ta mirëpresë në shtëpi skuadrën spanjolle Villarreal në ndeshjen e dytë kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.
Bavarezët u befasuan në ndeshjen e parë duke humbur në Spanjë me rezultat minimal 1-0 nga “Nëndetësja e Verdhë”.
Skuadra e Nagelsmann do të kërkojë të përmbys rezultatin minimal pranë shikuesve të tyre, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjersa djelmoshat e Unai Emeryt synojnë të arrijnë gjysmëfinalen e parë në kompeticion që nga 2006.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Bayern XI: Neuer; Pavard, Upamecano, Lucas Hernandez; Sané, Kimmich, Goretzka, Coman; Müller, Musiala, Lewandowski.
Villarreal XI: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan; Coquelin, Capoue, Parejo; Lo Celso, Moreno, Danjuma.
Skuadra që kualifikohet tutje do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e duelit Liverpool – Benfica.