image Formacionet startuese: Crotone – Inter

Futboll

Formacionet startuese: Crotone – Inter

news image

Crotone do të ketë përballë liderin e Serie A, Interin në kuadër të xhiros së 34-të, shkruan Sinjali Sport.

Interi do të provojë me çdo kusht ta sigurojë titullin në kuadër të kësaj jave ndaj Crotones.

“Nerrazzurrët” në rast të fitores do të siguronin matematikisht titullin.

Kolarov dhe Vidal nuk do të jenë të gatshëm në këtë takim, por përpos tyre, Conte do të ketë gjithë skuadrën në dispozicion.

Në anën tjetër, Crotone ka humbur betejën për mbijetesë dhe do të bie në Serie B. Ata qëndrojnë në vendin e fundit me 18 pikë.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Crotone: Cordaz; Djidji, Golemic, Magallan; Molina, Messias, Cigarini, Zanellato, Reca; Ounas, Simy.

Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Brozovic, Sensi, Darmian, Lukaku, Lautaro. /Gazeta Sinjali Sporti/