image Formacionet Man Utd - Arsenal

Futboll

Formacionet Man Utd – Arsenal

news image

Manchester United dhe Arsenal do të zhvillojnë derbin e xhiros së gjashtë në Premier League këtë të dielë.

Arsenali aktualisht është lider i tabelës me pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke shënuar startin e dytë më të mirë në histori të klubit, pas pesë fitoreve në sezonin 2004-05.

United ndërkohë e nisi dobët fillimin e kampionatit, duke i humbur dy ndeshjet e para, megjithatë u rikthye duke i fituar tre të tjera.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Man Utd XI: De Gea, Dalot, Varane, Martinez, Malacia, McTominay, Eriksen, Bruno, Antony, Rashford, Sancho.

Arsenal XI: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Odegaard, Lokonga, Xhaka, Saka, Jesus, Martinelli.

Ndeshja fillon nga ora 17:30.

/GazetaSinjaliSport/