image Formacionet e mundshme - statistika - parashikim: Arsenal - Leicester

Futboll

Formacionet e mundshme – statistika – parashikim: Arsenal – Leicester

news image

Arsenali do ta zhvillojë sot ndeshjen e dytë të edicionit të ri, ku e presin skuadrën e Leicesterit në Emirates.

‘Gunners’ e nisën mbrarë fillimin e edicionit të ri, me një fitore 2-0 në udhëtim ndaj Crystal Palace javën e kaluar.

Të rejat e skuadrave:

Nënshkrimi i verës së Arsenalit, Fabio Vieira është rikthyer në stërvitje këtë javë, së bashku me Takehiro Tomiyasu dhe Emile Smith Rowe, me menaxherin Mikel Arteta që thotë se “disa prej tyre” do të luajnë të shtunën.

Kieran Tierney u kthye nga një dëmtim afatgjatë në gju si zëvendësues kundër Crystal Palace.

Leicester nuk ka shqetësime të reja për lëndime.

Ricardo Pereira pritet të jetë jashtë për gjashtë muaj për shkak të një këputjeje të Akilit, ndërsa Harvey Barnes dhe Ryan Bertrand mbeten jashtë me probleme në gju.

Statistika kokë-më-kokë:

  • Arsenali mund të barazojë serinë e tyre më të gjatë të fitoreve në Premier League kundër Leicesterit prej katër ndeshjesh midis shkurtit 1999 dhe dhjetorit 2000.
  • Fitorja e vetme e Leicesterit në 25 ndeshjet e fundit si mysafir në ligë kundër Arsenalit ishte 1-0 në tetor 2020, me Jamie Vardy që shënoi (4 barazime, 20 humbje).

Arsenal

  • ‘Gunners’ mundën 2-0 Crystal Palace në natën e hapjes së sezonit aktual të Premier League, por ata nuk i kanë fituar dy ndeshjet e tyre të para pa pranuar që nga 1971-72.
  • Porta e vetme e paprekur e Arsenalit në tetë ndeshjet e fundit të ligës në Emirates Stadium sezonin e kaluar erdhi në një fitore 2-0 kundër Leicesterit në mars.
  • Ata kanë humbur ndeshjen e tyre fillestare në shtëpi në Premier League në gjashtë nga 11 kampanjat e fundit (4 fitore, 1 barazim).
  • Megjithatë, numri i tyre prej 41 pikësh në shtëpi në 2021-2022 ishte i treti më i mirë në divizion, pas Liverpool dhe Manchester City. Tre të parat dhe Brighton ishin skuadrat e vetme vizitore që fituan në Arsenal.
  • Gabriel Jesus ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje të ligës kundër Leicesterit, që të gjitha ishin fitore gjatë kohës që luante për Manchester Cityn.
  • Gabriel Martinelli po kërkon të shënojë në tre paraqitje radhazi në Premier League për herë të parë.

Leicester City

  • E vetmja portë e paprekur e Leicesterit në 26 ndeshjet e fundit si mysafir në Premier League erdhi në një fitore 2-0 në Burnley marsin e kaluar.
  • ‘Dhelprat’ lanë epërsinë me dy gola në ndeshjen e tyre hapëse kundër Brentford dhe kanë lëshuar 23 pikë pasi fillimisht kanë qenë në avantazh, që nga fillimi i sezonit të kaluar. Vetëm Southampton dhe Newcastle, me 32 dhe 24 respektivisht, kanë dalë më keq.
  • Jamie Vardy ka shënuar 11 gola në Premier League në 14 paraqitje kundër Arsenalit, një shifër më e mirë vetëm nga Harry Kane (13) dhe Wayne Rooney (12).
  • Vardy ka shënuar 99 gola në Premier League që nga ditëlindja e tij e 30-të.
  • James Maddison ka qenë i përfshirë në tetë gola në pesë ndeshjet e tij të fundit në Premier League, me katër gola dhe katër asistime.

Formacionet e mundshme (FOTO):

Parashikimi: 2-0

/GazetaSinjaliSport/