image Forbes shkruan për vizitën e Grenellit në Merdare: Trump 'Diplomaci në hije'

Kosovë

Forbes shkruan për vizitën e Grenellit në Merdare: Trump ‘Diplomaci në hije’

news image

Revista amerikane “Forbes” ka analizuar ardhjen në Kosovë të ish-të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Ish-presidenti Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij ambasadori Rick Grenell – një ish-ambasador dhe mbështetës besnik i Trump-it – vizitoi kufirin Serbi-Kosovë në një përpjekje për të promovuar paqen midis dy vendeve, e cila mund të duket se përfaqëson një mision të politikës së jashtme në emër të ish-presidentit”, shkruan kjo revistë.

artikullin e saj theksohet se si Trump, derisa ishte president, ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama, që ishin të angazhuar në atë që ai e quajti “diplomaci në hije”.

“Derisa ishte president, Trump ishte shumë kritik ndaj ish-zyrtarëve të administratës Obama, që angazhoheshin në atë që ai e quajti “Diplomaci në hije”.

Në vitin 2018, ai sulmoi ish-sekretarin e Shtetit, John Kerry për takimin me zyrtarët iranianë në një përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, duke thënë se veprimet e Kerry ishin ‘ndoshta të paligjshme’“.

Trump njoftoi më 8 maj 2018 se SHBA po tërhiqej nga marrëveshja.

Trump në një komunikatë për media ka theksuar se i dërguari i tij, ambasadori Richard Grenel, ka vizituar Merdaren dhe ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së Washingtonit./GazetaSinjali/