Kroacia e ka marrë presidencën gjashtëmujore në kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian që në ditën e parë të 2020-ës.
Ndërsa pritet që puna të nis zyrtarisht më 15 janar, në 6 muajt në vijim nën presidencën kroate do të zhvillohen konferenca ndërkombëtare me tema të ndryshme dhe të rëndësishme si zgjerimi i BE, Brexit, emigracioni dhe ruajtja e kufirit etj.
Më herët, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç tha se ndër vendimet që pritet të merren gjatë kryesimit janë miratimi i buxhetit evropian për periudhën 2021-2027, një zgjidhje cilësore për marrëdhëniet midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, çështjen e rritjes demografike, ku vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të rinjve në zonat rurale, apo nisma në dobi të transportit, energjisë, lidhjes digjitale dhe teknologjive të reja, sportit, kulturës dhe arsimit.