image FMN-ja del kundër tërheqjes së 10-përqindëshit të Trustit

FMN-ja del kundër tërheqjes së 10-përqindëshit të Trustit

news image

Kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve ka dalë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas tyre, tërheqja e këtyre parave zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit.

“Duhet të shmanget krijimi i përfitimeve pensionale shtesë, mbi skemat ekzistuese, pa një analizë të qëndrueshmërisë. Gjithashtu, tërheqja e propozuar e 10 për qind të kursimeve pensionale nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) minon Shtyllën 2, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit”, thuhet në raport.

Ndryshe, dje ka dështuar për të gjashtën herë kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Votimi i këtij projektligji do u mundësonte qytetarëve të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues./ Gazeta Sinjali/