Një autostradë në Kosovë ka qenë lokacioni i preferuar i një zyrtari të shtetit për t’ia rritur adrenalinën vetes dhe për t’u shfrenuar me veturë.
Duke ngasur veturën zyrtare me targa 4Z-230-03, ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, duke shkuar për 60km/h më shpejtë sesa shpejtësia e lejuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues e ka kapur momentin kur zyrtari i shtetit futet në kthesë me shpejtësi 180km/h.
Pak para kthesës, dy shenja skaj rrugës tregojnë se shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë është 120km/h, por zyrtari i shtetit ka mundur të mos e shoh asnjërën nga shpejtësia e madhe. /Gazeta Sinjali/