image "Fluturon" çmimi i qershive në Shqipëri, 1 kilogram kushton 27 euro

Shqipëri

“Fluturon” çmimi i qershive në Shqipëri, 1 kilogram kushton 27 euro

news image

Pas një destabilizimi të çmimeve të tregut në tërë botë tash e dy vite, pak ditë më parë u raportua se Shqipëria ka hyrë në një fazë të rë të stabilitetit të ushqimeve të shportës, por që prap ato vazhdojnë të jenë të larta për qytetarët atje, raporton Gazeta Sinjali.

Dy produktet që pësuan rritjen më të fortë gjatë vitit 2022 ishin vaji i lulediellit dhe mielli, ku për të gatuar shqiptarët paguan dyfish më shumë. Gjithashtu, u shtrenjtu edhe buka për 40%.

E viti 2023 me krijimin e bordit të rregullimit të çmimeve produktet energjetike kanë pësuar ulje e gjithashtu edhe produktet e shportës, por të cilat vijojnë të jenë të kushtueshme.

Së fundmi, çmimi i përkoheshëm i qershive ka alarmuar qytetarët atje, të cilët nuk kanë munguar t’i shprehin paknaqësit e tyre.

Sipas raportimeve, një kilogram qershia spanjolle po shitet rreth 27 euro.

342920087 551612933568887 3604920781106450133 n

Ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP 2, Ermiona Lekbello ajo e cila në një video-reagim tha se një kilogram e gjysmë qershia e bleu për rreth 50 euro.

https://www.tiktok.com/@ermionalekbello/video/7230853198288932123

Vlenë të theksohet se çmimi i qershive atje po varet edhe nga zonat nga po shiten. Një kilogram qershia mund ta gjesh edhe më lirë në disa tregje të Shqipërisë.

/GazetaSinjali/