image Fluks në Morinë: Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

Sociale

Fluks në Morinë: Mijëra kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

news image

Fundjava nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë të Kosovës që kaluan në Pikën e përbashkët Kufitare në Morinë me destinacion Shqipërinë.

Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.

Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë. Bregdeti mbetet më i preferuari, por edhe qytetet e tjera turistike.

/GazetaSinjali/