image Fluks i madh i kosovarëve nëpër ambasada: Në radhë për viza turistike në mungesë të liberalizimit

Sociale

Fluks i madh i kosovarëve nëpër ambasada: Në radhë për viza turistike në mungesë të liberalizimit

news image

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave.

E përpos mungesës së lëvizjes së lirë në zonën Schengen, tash shtetasit e Kosovës duhet të presin me muaj për të caktuar një termin për aplikim për vizë turistike. Sipas Schengenvisa info, kjo po ndodhë për shkak të kërkesave të shumta.

Në ambasadat në të cilat ka fluks më të madh të qytetarëve që aplikojnë edhe pritjet janë të gjata.

Përmes telefonatave dhe kërkimit online për caktimin e një termini për aplikim për vizë turistike kemi mësuar se deri në gjysmën e muajit shtator nuk ka terminë të lira për aplikim pranë Ambasadës së Gjermanisë, e pas kësaj kohe, aplikimi do të bëhet përmes një kompanie që ka kontraktuar ambasada.

Ndërkaq, qytetarët që duan të udhëtojnë për në Zvicrës, aplikimin për vizë turistike mund ta bëjnë vetëm në fund të muajit gusht, meqë deri atëherë nuk ka terminë të lira. Mirëpo, në ambasadën e Italisë në Kosovë, ka terminë të lira edhe gjatë muajit korrik, shkruan tch.

Qytetarët thonë që kanë pritur për termin në ambasadën e Gjermanisë deri në gjashtë muaj, në ambasadat tjera kanë pritur një muaj.

Ambasadat kanë përshpejtuar procedurat e tjera për viza, sipas qytetarëve brenda javës kanë marrë përgjigje nga ambasadat përkatëse.

/GazetaSinjali/