image Mbi 90 për qind e qytetarëve në Kosovë duan anëtarësim në BE, në Serbi veç 35 për qind

Sociale

Mbi 90 për qind e qytetarëve në Kosovë duan anëtarësim në BE, në Serbi veç 35 për qind

news image

Drejtori i kompanisë UBO Consulting, Valon Feka ka bërë një krahasim të vullnetit të qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi, në lidhje me dëshirën e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Feka, në një postim në Facebook, ka thënë se sipas matjeve të fundit, 93.9% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE.

Këto rezultate, sipas tij, dalin nga matjet e fundit të bëra kompania UBO Consulting në mars të këtij viti.

Megjithatë, rezultati është krejt ndryshe në Serbi, ku vetëm 35% e qytetarëve duan që shteti i tyre të anëtarësohet në BE. Kjo për shkak të afërsisë së tyre shekullore me Rusinë.

Feka ka shkruar: “Matja në Kosovë: 93.9% e të anketuarve janë pro anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian (UBO Consulting/Mars 2022)”.

/GazetaSinjali/