Florian Marku ka konfirmuar se po rikthehet në ring pas afro një viti.
Boksieri shqiptar, i njohur edhe si “Mbreti Shqiptar”, ka njoftuar se meçi i tij i radhës do të jetë më 2 shtator.
Kundërshtari i Markut do të jetë irlandezi, Dylan Moran, ndërsa meçi mes tyre do të zhvillohet në “AO Arena” të Manchesterit.
Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare, boksieri nga Lushnja tha se “mezi e ka pritur këtë ndeshje”.
30-vjeçari gjithashtu theksoi se është koha për t’u rikthyer më fortë se kurrë.
Postimi i plotë nga Florian Marku (pa ndërhyrje):
“Mbas afersisht nje viti jasht ndeshjeve erdhi koha per tu rikthyer me fort se kurr. Ndeshja do Zhvilloet Ne Manchesterr Ao Arena me 2 shtator kundra Irlandezit Dylan Moran ! Mezi e kam pritur kte ndeshje! Ju pres te gjithve Atje”.