image Flori Mumajesi përlotet me të moshuarin nga Medvegja që dhuron para për Shqipërinë

Bota e Yjeve

Tërmeti/ Flori Mumajesi përlotet me të moshuarin nga Medvegja që dhuron para për Shqipërinë

news image

Kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi, është përlotur me dy persona që dhuruan para për të prekurit e tërmeteve në Shqipëri. Njëri pensionit nga Medvegja, e tjetra e sëmurë me kancer nga qyteti i Pejës.

Në videon e parë të shpërndarë në profilin e tij në Instagram, shihet një i moshuar që mes lotëve dhuron 10 euro për Shqipërinë, e në videon tjetër dëgjohet Gjuljeta e sëmurë me kancer që dhuron 50 euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Ne”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos, të cilin e ka shoqëruar me një emoji duke qarë.

https://www.instagram.com/p/B5Z2Ke6DaPG/

Për t’i ndihmuar të prekurve nga tërmeti janë mobilizuar shumë shqiptarë, ku në masë më të madhe vërehet prezenca e kosovarëve në Shqipëri.

Deri më tani zyrtarisht janë konstatuar 40 viktima nga tërmetet që goditën Shqipërinë./Gazeta Sinjali/