Arilena Ara ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.
Si viteve të kaluara këngëtarja edhe këtë herë organizoi një festë madhështore me shumë të ftuar miq e kolegë nga skena.
Por u vërejt mungesa e njërit që llogaritej prej miqve të saj më të mirë, Flori Mumajesi.
Veç mungesës në festë u vërejt edhe mungesa e një urimi në rrjete sociale.
Kjo dërgoi deri në dyshimet se dyshja mund të kenë prishur raportet.
Se a do të dalin të sakta dyshimet apo Flori “ka harruar” të urojë shoqen e tij në ditën e saj speciale mbetet të shihet. /Gazeta Sinjali/