Futbollisti kosovar, Florent Hasani është bërë me skuadër të re.
Hasani është prezantuar te skuadra e Hapoel Kfar Saba, shkruan Sinjali Sport.
Futbollisti kosovar në tre sezonet e fundit ka luajtur për skuadrën e Diushgurit në ligën e parë hungareze. Ai shënoi 13 gola dhe bëri 7 asistime.
I lumtur për skuadrën e re u shpreh vetë futbollisti kosovar, i cili tha se është i emocionuar.
“Jam i lumtur të luaj këtu dhe i falënderoj ata që besojnë në mua”, tha Hasani./Sporti në Sinjali/