Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po ngacmojnë njëri -tjetrin. Fjalët e ëmbla, ledhatimet dhe prekjet, nuk kanë munguar mes dyshes.
Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.
Gjatë ditës së djeshme, ngacmimet mes tyre nuk munguan thuajse në asnjë moment. Përveçse nuk u ndanë gjatë gjithë ditës, edhe në darkë qëndruan për disa çaste në të njëjtin shtrat.
Ishte Kristi ai që ngulte këmbë që Keisi ta puthte atë, por kjo e fundit refuzoi.