image Flick me përgjigje interesante për pyetjen nëse do rikthehet ndonjëherë të drejtojë Bayernin

Futboll

Flick me përgjigje interesante për pyetjen nëse do rikthehet ndonjëherë të drejtojë Bayernin

news image

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka bërë një deklaratë interesante pas ndeshjes ndaj Bourussia Monchengladbach, transmeton Sinjali Sport.

Bayerni siguroi titullin e nëntë rresht në Bundesliga në fitoren ndaj Borussia Monchengladbach në kuadër të xhiros së 32-të.

Flick javë më parë deklaroi se dëshiron largimin dhe Bayerni nënshkroi marrëveshje me Julian Nagelsmann.

Por, pas triumfit në Bundesligë, gazetarët e kanë pyetur atë nëse ekziston mundësia e rikthimit të tij në “Allianz Arena”, ndërsa ai pati një përgjigje interesante.

“Paraqitja e skuadrës sot ishte e denjë, ashtu siç i ka hije një skuadre që ka fituar titullin, dallimin kaq të madh e kemi merituar”, fillimisht tha ai.

“Fatkeqësisht na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve, por megjithatë jemi të kënaqur me triumfin në Bundesliga”, tha Flick.

“Përgëzoj të gjithë për arritjen dhe punën, puna e kësaj skuadre ishte e madhe gjatë tërë sezonit, jam ambientuar mirë këtu”, shtoi ai.

“A do të rikthehem të ardhmen? Nuk do ta përjashtoja, ky është klubi im”, përfundoi Hans Dieter Flick./Gazeta Sinjali Sporti/