Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka bërë një deklaratë interesante pas ndeshjes ndaj Bourussia Monchengladbach, transmeton Sinjali Sport.
Bayerni siguroi titullin e nëntë rresht në Bundesliga në fitoren ndaj Borussia Monchengladbach në kuadër të xhiros së 32-të.
Flick javë më parë deklaroi se dëshiron largimin dhe Bayerni nënshkroi marrëveshje me Julian Nagelsmann.
Por, pas triumfit në Bundesligë, gazetarët e kanë pyetur atë nëse ekziston mundësia e rikthimit të tij në “Allianz Arena”, ndërsa ai pati një përgjigje interesante.
“Paraqitja e skuadrës sot ishte e denjë, ashtu siç i ka hije një skuadre që ka fituar titullin, dallimin kaq të madh e kemi merituar”, fillimisht tha ai.
“Fatkeqësisht na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve, por megjithatë jemi të kënaqur me triumfin në Bundesliga”, tha Flick.
“Përgëzoj të gjithë për arritjen dhe punën, puna e kësaj skuadre ishte e madhe gjatë tërë sezonit, jam ambientuar mirë këtu”, shtoi ai.
“A do të rikthehem të ardhmen? Nuk do ta përjashtoja, ky është klubi im”, përfundoi Hans Dieter Flick./Gazeta Sinjali Sporti/