Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka thënë se partnerët e koalicionit të Vetëvendosjes dhe LDK-së kanë një bashkëpunim shumë të mirë. Ndërsa ka shtuar se edhe dallimet që mund të kenë në modalitet do t’i diskutojnë sot për të marrë vendime të përbashkëta.
“Ne do t’i diskutojmë këto çështje sot gjatë ditës bashkë me kryeministrin. Është tejet me rëndësi që partnerët e koalicionit të ulen t’i komentojnë detajet, të marrin vendime të përbashkëta. Pastaj do të deklarohemi zyrtarisht në momentin që marrim vendime të përbashkëta”, ka thënë ajo
Këto deklarata kryetarja e Kuvendit i bëri gjatë vizitës në Pejë, kur u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se do ta heqë taksën pjesërisht ndaj produkteve serbe.
“Shoh bashkëpunim shumë të mirë nga ana e partnerëve të koalicionit. Jam e bindur si gjithnjë deri më tani si çdo dallim që mund të jetë, do të zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur Osmani
Osmani gjithashtu ka theksuar se gjatë ditës do të diskutojnë me kryeministrin dhe se do të marrin vendime të përbashkëta./ Gazeta Sinjali/