image Flet për Sinjalin biznesmeni nga Prishtina që ia vendosën granatën në veturë, tregon si e kuptoi që ka diçka të dyshimtë

Siguri

Flet për Sinjalin biznesmeni nga Prishtina që ia vendosën granatën në veturë, tregon si e kuptoi që ka diçka të dyshimtë

news image

Një familje në lagjen 038 në Prishtinë u trondit kur në veturën e kryefamiljarit u gjet e vendosur një granatë dore, e pajisur me një sigurisë. Rasti ka ndodhur të dielën në mëngjes, kur edhe Policia intervenoi në vendin e ngjarjes. Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale Kanosje me armë.

Por si e mori vesh pronari i veturës se ishte cak i dikujt?

Në një prononcim për Sinjalin, viktima (emër i njohur për redaksinë), i cili është biznesmen, tha se veturën e kishte parkuar para shtëpisë në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur diçka të dyshimtë. GJta natës i dyshuari apo të dyshuarit që ende s’janë identifikuar kanë vendosur mjetin shpërthyer në derën e tij, të cilën e vërejti vëllai i viktimës.  

Biznesmeni, në kushte anonimiteti tha për Sinjalin se vëllai e kishte njoftuar se ka diçka të dyshimtë në derën e veturës së tij, çka e shtyu atë ta njoftojë Policisë.

Unë e kam parkuar veturën pranë shtëpisë në ora 19:40 para dy netësh dhe kam hy në shtëpi. Atë natë nuk kam dalë më sepse nuk kam pasur nevojë. Ndërsa në mëngjes ka ardhur vëllai dhe më ka pyetur se çka ka në derë sepse po vërehet se është një mjet i dyshuar si granatë dore dhe në atë moment e kam lajmëruar Policinë”, tha ai për Sinjalin.

Tutje ai shtoi se nuk ka dyshime te askush, prandaj po pret rezultatet e hetimeve që do të zhvillohen nga organet, për të kuptuar se kush është i dyshuari.

“Diçka më shumë nuk kam. Po presim se nga kush dhe se çfarë kërkojnë.”, deklaroi ai duke shtuar se tashmë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë do të analizohen.

Ndryshe, rasti është cilësuar fillimisht si vrasje në tentativë, e më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si Kanosje me armë. 

/GazetaSinjali/