image Flet për herë të parë babai i 20-vjeçarit shqiptar që dyshohet se u vra nga i vëllai në Itali

Evropë

Flet për herë të parë babai i 20-vjeçarit shqiptar që dyshohet se u vra nga i vëllai në Itali

news image

Babai i Enriko Aliaj, 20-vjeçarit shqiptar i cili u vra me një plumb në kokë, ka folur për herë të parë për mediat në Itali, atje ku ndodhi edhe krimi.

Shpend Aliaj ka konfirmuar versionin që më herët vëllai i viktimës kishte dhënë për policinë ku 18-vjeçari deklaronte se ngjarja e rëndë ishte aksidentale.

“Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur me djalin tim, mund të them vetëm se ai po luante me atë armë dhe u qëllua aksidentalisht”, tregon ai.

I ati i viktimës shton se në momentin kur ndodhi tragjedia, nuk ishte në shtëpi dhe nuk kishte dijeni për armën.

“Kur ndodhi tragjedia, nuk isha në shtëpi dhe nuk e di se si ajo armë përfundoi në duart e djalit tim”, vijon ai.

I riu nuk arriti t’i mbjetonte dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ende ka  shumë për t’u sqaruar lidhur me këtë çështje shkruajnë mediat italaine.

Fillimisht, mbetet për t’u kuptuar se nga ka ardhur arma ndërsa në momentin e ngjarjes së rëndë mësohet se ka patur edhe një person të tretë, një mik të tyre.

Ndërkohë, vëllai 18-vjeçar po hetohet në liri me akuzën e vrasjes me dashje. /KlanNews/

/GazetaSinjali/