image Flet motra e dy vëllezërve që vdiqën nga COVID-19 në Ferizaj: Nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese

Sociale

Flet motra e dy vëllezërve që vdiqën nga COVID-19 në Ferizaj: Nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese

news image

Agron dhe Adnan Bucaliu nga Ferizaj vdiqën brenda tri ditësh në moshë të re si pasojë e infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Motra e të ndjerëve, Advije Bucaliu ka treguar se ata nuk kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese, por që vetëm nuk kanë mundur ta përballojnë koronavirusin.

“Agroni ka qenë në spital në Pulmomologji, ndërsa Adnani në Intensivë. Sëmundje shoqëruese nuk kanë pasur asnjëri”, tha ajo në Kanal 10.

Ajo falënderoi mjekët dhe infermierët për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tyre mjekësor, ndërsa bëri apel te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

“Sa i përket mjekësisë, i falënderoj të gjithë. Asgjë nuk ka munguar, përcjellja ka qenë tepër e rëndësishme për shëndetin e tyre, por ja që sot nuk janë. Kam një mesazh për njerëzit le të mbajnë pastërti dhe maskën. Uroj që e gjithë bota të largohemi nga kjo pandemi”, tha ndër të tjera Bucaliu.

Njëri nga të ndjerët, Agroni i cili ishte  47-vjeçar la pas vetes dy fëmijë, djalin 13 vjeçar dhe vajzën 11 vjeçare, ndërsa Adnani nuk kishte fëmijë./Gazeta Sinjali/