image Flet mjeku shqiptar, tregon cilat sëmundje i ka hasur te pacientët për shkak të kondicionerit

Shëndetësi

Flet mjeku shqiptar, tregon cilat sëmundje i ka hasur te pacientët për shkak të kondicionerit

news image

Taned Demaj, mjeku i emergjencave në Itali tha se ka hasur shumë pacientë me laringit dhe dhimbje koke, shkak për të cilat është bërë kondicioneri.

Sidomos në këto ditë të nxehta kondicioneri gjen përdorim kudo, në qendra tregtare, në transportin publik, në taksi, në dyqane, supermarkete, në zyra apo në çdo shtëpi tonën, por herë pas herë të gjithë kemi shqetësime sidomos kur temperatura e kondicionerit ulet shumë më tepër duke mos qenë në proporcion me të nxehtin që është jashtë. 

Studimet thonë së të punosh në një mjedis të freskët është më produktive por padyshim që ka disa efekte anësore në shëndetin tonë.

“Simptomat më të lehta, ato gripale ne i shohim më pak se simptomat e të nxehtit, tek personat e moshuar të cilët iu bie të fikët, ata vijnë në ambientet e emergjencës. Shumica e personave që kanë simptoma të laringitit apo dhimbje koke drejtohen te mjekët e familjes,” – u shpreh Demaj në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania.

/GazetaSinjali/