image Zemaj: Të gjithë viktimat e koronavirusit kanë pasur edhe sëmundje tjera të rënda

Shëndetësi

Zemaj: Të gjithë viktimat e koronavirusit kanë pasur edhe sëmundje tjera të rënda

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se secila viktimë e koronavirusit në Kosovë ka pasur edhe sëmundje të tjera të rënda.

Përmes një konference për media ku u pyet për vdekjet e së dielës që po hetohen, Zemaj ka thënë se autopsisë i takon të zbulojë më shumë për to se sa dihet aktualisht.

“Çdo person që ka rezultuar me fatalitet ka qenë me sëmundje tjera të rënda.. Pjesa tjetër i takon autopsisë”, tha Zemaj.

“Prokuroria të dalin më raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalin me raport konkret se a ka vepër penale apo jo”, ka shtuar ai ndër tjerash.
/Gazeta Sinjali