image Flet Majlinda Kelmendi në përurim: Shtatorja e ka vendin në Pejë aty ku kam lindur

Kosovë

Deklaratë/ Flet Majlinda Kelmendi në përurim: Shtatorja e ka vendin në Pejë aty ku kam lindur

news image

Sot në qytetin e Pejës është bërë përurimi i shtatores së kampiones olimpike Majlinda Kelmendit.

Në një fjalë rasti, ajo ka thënë se është pyetur nga shumë njerëz nëse do të ishte më mirë që kjo shtatore të vendosej në Prishtinë, “unë po mendoj se shtatorja e ka vendin këtu ku kam lindur dhe jam rritur”.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për ju, por edhe për mua. Ashtu siç po e përjetoni ju, unë po e përjetoj edhe dy herë më shumë”.

Xhudista me famë botërore, Majlinda Kelmendi ka falënderuar të pranishmit në përurimin e shtatores së saj dhe është shprehur se shtatorja e ka vendin në Pejë.

“Faleminderit shumë që keni ardhur. Shumë më kanë pyetur se a do të ishte më mirë sikur kjo shtatore të vendosej në Prishtinë, por unë po mendoj se shtatorja e ka vendin këtu ku kam lindur dhe jam rritur”, është shprehur Kelmendi./ Gazeta Sinjali/