image Flet llapjani që e ka vëllain dhe babain me koronavirus: I kanë futur në një dhomë

Kosovë

Ekskluzive/ Flet llapjani që e ka vëllain dhe babain me koronavirus: I kanë futur në një dhomë

news image

Personi i dytë i infektuar nga koronavirusi në Podujevë është plaku 85 vjeçar, i cili është babai i llapjanit të infektuar me koronavirus ditë me parë.

Siç mëson Gazeta Sinjali, babë e bir kanë jetuar së bashku në të njëjtën shtëpi, në Dumnicë të Podujevës.

Djali i plakut 85 vjeçar të infektuar me virus për Gazetën Sinjali, ka thënë se babai dhe vëllai i tij gjenden në të njëjtën dhomë në Klinikën Infektive.

“Babën e kanë qu sot, i kanë ndal, e kanë shti në një dhomë bashkë me vëllain. Plaku jonë është. Vëllai është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë djali i plakut të infektuar për Gazetën Sinjali.

Se është familjar i afërt i të infektuarit për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe infektologu, Valbon Krasniqi, i cili ka thënë se është familjar i ngushtë.

“Familjar i ngushtë i familjes, këtë mundem me ta konfirmu”, ka thënë Valbon Krasniqi. /Gazeta Sinjali/