image Flet i shëruari nga koronavirusi në Shqipëri: Një luftë e fortë, jo vetëm fizike

Rajon

Rajon/ Flet i shëruari nga koronavirusi në Shqipëri: Një luftë e fortë, jo vetëm fizike

news image

Edhe një person i cili ishte i prekur me koronavirus në Shqipëri është shëruar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka njoftuar se është liruar nga spitali pas 20 ditësh përmes një videomeszhi, ku shihet duke falënderuar stafin mjekësor që u kujdes për të gjatë këtyre ditëve.

“Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor, të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh. Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike”, thotë ai në video.

E këtë mesazh në rrjetin e saj në Facebook e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Orgeta Manastirliu, e cila ka shprehur mirënjohje për stafin mjekësor në Shqipëri.

“Edhe një tjetër pacient ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv. Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm Covid-19 në shërbim të pacientëve”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/240495467346327/?__xts__[0]=68.ARAIdZRo9-LG0pVKlbQyc1p9NpSGdHaE-qrBHW7nK0M0_R9Y0ubvLsr9m0SizlTHdHNTJ-MMb4OiGro3raJrQk5-qE824HRBu3N5miYR9OJZmynkMukooREWJM5t7EuRyOmKRzMkcfhA1YgKYvQKL2pajiS5D17NAeLo56Reycql2jwlVXO2etYqYf_raHLvA1g1Rig6Bl-qADE2JDeH059gMLbRI9Q9hC67OdWKLlGRZsfjSPNVUwB5-0904mZjUkrnfyMJMrFjGQN5WhBWcQ9bl00Fjd0HXZ5uPrPFMggm0EXT3R3ro5I0wnYXhQY1TW9jZjUUlSweuCilhuMobgJKSUivHIPbmCY&__tn__=-R