Reshjet e denduara të shiut të cilat shkaktuan vërshime që nuk ishin parë më herët në qytetin e Pejës, i morën jetën dy personave, nënë e bir nga familja Ademaj, në lagjen “Asllan Qeshme”, raporton Gazeta Sinjali.
Ky rast ka tronditur Pejën e gjithë vendin, e më së shumti familjen Ademaj. Gjyshi i 5-vjeçarit ka treguar detaje të trishta duke thënë se viktimat ishin brenda shtëpisë në momentin tragjik.
‘’Ka rrëshqit një pjesë e kodrës e ka nxanë djalin, u mush te ky vëllai oborri krejt ujë, deri sa e ka mbajt muri ndërmjet , kur se ka mbajt ka hi uji brenda. I kemi shpëtu dy fëmijë të tjerë. Jemi mundu nusen më shpëtu se atë të voglin as nuk e kemi pa, mandej e kemi gjete në këtë shpinë e kojshisë, kurse nusen e kemi gjete në të tretën shtepi atje në podrum. Fëmija ka qene 5 vjeçar nëna 24/25.
Fëmijët tjerë janë në gjendje të mirë, të gjithë jemi në rregull, vetëm qata dy. Deri në 2 orë nuk kemi mundur me i gjetë, aq tmerr që u kanë‘
E kem nxjerr në podrum, jem hi qetu s’kemi pa kurrgjë, u hi një shok i djalit edhe tha kom pa diçka, kur janë hi tjerët e kanë pa nusen, prej qetu e kem nxjerr, fatkeqësi e madhe’’, tha xhaxhai i fëmijës që u gjend i vdekur”, tha Milaim Ademaj.