image Flet familjari i policit që vdiq sot nga koronavirusi: Nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese

Siguri

Flet familjari i policit që vdiq sot nga koronavirusi: Nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese

news image

Ilir Gjoka, zyrtar policor nga ekipi reagues në Stacionin Policor në Gjakovë ka humbur jetën sot si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

Viktima nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali një familjar i afërt i zyrtarit policor në kushte anonimiteti.

“Jo bre s’ka pasë kurrfar sëmundje, mashkull dy metra nuk ta ka pa syri, djalë më të fortë e më trim, e më të fuqishëm…nuk mudem të shkruaj më shumë”, ka deklaruar familjari i tij.

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar nga burime të sigurta brenda Klinikës Infektive në QKUK se Ilir Gjoka, zyrtar policor në Gjakovë ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Raportimet e Gazetës Sinjali i ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta i cili tha se zyrtari i PK-së fillimisht u trajtua në Spitalin Rajonal të Gjakovës, por, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore u dërgua për në QKUK.

“Ju konfirmojmë se kemi pranuar njoftimin nga IKSHP për vdekjen e kolegut tonë i cili që nga dita e premte ka qenë i hospitalizuar në spitalin rajonal në Gjakovë ndërsa dje, pas përkeqësimit të gjendjes është transportuar për në klinikën infektive në QKUK ku sot në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë. I ndjeri ka qenë zyrtar në ekipet reaguese të Stacionit Policor në Gjakovë”, ka thënë Graishta./Gazeta Sinjali/