Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin. Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaqnin një infermiere 23-vjeçare teksa e rrihte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë. Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që atë ta incizonin me telefon.
Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai tha se ani pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me krejt çka ka ndodhë.
“Kur jam ardhe prej pune kane thane qe 10 minuta ka ndodhe ky rast. Tash unë në ora 14:00 e kryej punën dikun 14:10-14:15 ish pas kry ky rast. Aiii sa jam shqetesu, shume.. sdi qysh bene ndryshe edhe pse kam kërku falje, marre”, tha ai për T7.
Tutje, ai tha se sot ka angazhuar një avokat për rastin.
“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu një avokat, keq është”.