image Flet avokati i Dejan Pantiq: Pretendon se ish-polici serb i arrestuar po fle në një karrige

Drejtësi

Flet avokati i Dejan Pantiq: Pretendon se ish-polici serb i arrestuar po fle në një karrige

news image

Ish-zyrtari policor, Dejan Pantiq u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm me mjete shpërthyese, që kanë qenë të shumta kohëve të fundit në veri të vendit. Avokati i tij, Srgjan Mitroviq, po pretendon se ish-polici po fle në një karrige dhe nuk po i jepet terapia për problemet me zemër.

Mitroviq në një prononcim për mediumin “Kosova-Online”, ka thënë se ndaj Pantiq, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Dejani është në një objekt në Jarinj, duket i lodhur, më është ankuar se ka fjetur në karrige”, tha ai.

Avokati ka pretenduar se paraburgimi prej 30 ditësh është në kundërshtim me ligin, pasi “nuk ka pasur ndonjë shpjegim për këtë masë”.

“Kam pretenduar se ky është një njeri shumë i ndershëm, se ka qenë duke blerë bukë në kohën kur dyshohet se ka kryer vepër penale dhe i kemi sugjeruar që të marrin pamjet video nga kamerat e vëzhgimit nga rruga Knjaza Milosha, nëpërmjet Boshnjaçkës deri në objektin e tij si provë, si dhe një video nga ndërtesa e Drejtorisë për Banim, e cila ndodhet afër objektit të Pantiqit.” – tha ai.

Tutje, Mitroviq po pretendon se Pantiq ka probleme me zemër dhe se nuk i është dhënë terapia për këtë.

“Ai nuk e mori terapinë, e pyeta gjykatësin se si t’ia dorëzoj dhe ai mbeti i paqartë”, ka thënë avokati i Pantiq.

/GazetaSinjali/