image Gruaja e Pantiqit: Fola me të, s'fliste si më parë – nuk mu duk mirë mendërisht

Sociale

Gruaja e Pantiqit: Fola me të, s’fliste si më parë – nuk mu duk mirë mendërisht

news image

Suzana Pantiq, bashkëshortja e ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, ka thënë se ky i fundit nuk është në gjendje të mirë mendore, derisa shtoi se “ishte i zhurmshëm” në një bisedë telefonike.

Siç raporton Kosovo-Online, Suzana ka pretenduar se ka folur me bashkëshortin e saj pas 14 ditësh dhe se ai “nuk është fare mirë”.

“Të premten folëm shkurt për herë të parë në telefon, pas plot 14 ditësh, arrita të flas me të, dhe ai nuk është fare mirë, mendërisht shumë keq, është i shqetësuar, është i frikësuar, po nuk e di se çfarë po ndodh, ai nuk ka asnjë informacion.. dhe ka rënë në kontakt me avokatin vetëm pas 13 ditësh. Ai ishte shumë i zhurmshëm duke folur me mua, gjë që nuk i ngjan fare atij.” – ka thënë ajo.

Tutje, raportohet se Pantiq ka deklaruar se është e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij dhe se “është burgosur pa asnjë të drejtë”.

Pantiq ndodhet në stacionin policor në Jarinje pas arrestimit nga Policia e Kosovës, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë, të dielen, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se pas kërkesës së autoriteteve kosovare, një ekip mjekësor i këtij misioni ka kotrolluar mbrëmë ish-policin serb, Dejan Pantiq.

/GazetaSinjali/