Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se po punohet për të identifikuar personat të cilët kanë pasur kontakt me viktimën i cili vdiq dje dhe sot rezultoi se ishte me koronavirus.
“Profesionistët shëndetësor kanë nën kontroll situatën, po punohet vazhdimisht në identifikimin e personave eventual të kontaktit dhe masave kontrolluese e mbrojtëse për familjen e të ndjerit e të afërmve”, ka shkruar Aliu.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe kërkon që qytetarët të vazhdojnë të kenë kujdes./ Gazeta Sinjali/