image Flet 87 vjeçari të cilit hajnat i vodhën 12 milionë lekë: Më lidhën e më kërcënuan me vrasje

Rajon

Detaje/ Flet 87 vjeçari të cilit hajnat i vodhën 12 milionë lekë: Më lidhën e më kërcënuan me vrasje

news image

Dy persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi në Memaliaj të Shqipërisë, ku kanë grabitur 12 milionë lekë. Detajet për këtë rast i ka dhënë pronari i shtëpisë, 87-vjeçari, Hiqmet Ramadani. Ai është shprehur se është rrahur dhe kërcënuar nga autorët.

“Po kundërshtoja, më qëlluan disa herë tek brinjët. Shkova tek djali që kam pak më larg dhe njoftuam policinë. Gruas i mbyllën gojën me ngjitës, mendova se ishte nipi. E qëllova njërin nga ata, filloi të më qëllonte. Hapën valixhen edhe morën lekët. Më thanë mos vepro se do të vrasim. Ishin dy persona”, është shprehur ai.

“Këtu ishin paratë, ata i kanë bërë kështu, këtu e kanë lídhur, e kanë bërë një trup”, është shprehur zonja e shtëpisë./Gazeta Sinjali/