Rikthimi i fëmijëve në shkolla pasi pandemia e koronavirusit ka goditur botën, është bërë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit, për shkak se të vegjlit mund të mos respektojnë distancimin social dhe masat e tjera të kërkuara nga autoritetet.
Një shkollë fillore në Tayan të Kinës ka zgjedhur një ide krejt të veçantë për të mbajtur nxënësit në distancën e kërkuar.
Ata kanë menduar t’iu vendosin atyre flatra me gjatësi 1.5 m, aq sa kërkohet dhe nga autoritetet shëndetësore. /Gazeta Sinjali/