Logopedi Iljasa Fazliu, nga e diela po vazhdon trajtimin në repartin e Internos në Spitalin e Gjilanit, ku gjendja e tij shëndetësore vlerësohet të jetë stabile.
Për shkak të problemeve shëndetësore seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në Spitalin e Gjilanit.
Ai ishte arrestuar nën dyshimet për abuzim me vajzën që është me autizëm të cilën familja e kishin dërguar në seancë tek ai.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit Arsim Halili, tha për Gazetën Sinjali se pacienti është pranuar dje nga internisti kujdestar në repartin e Internos për shkak të shqetësimeve mjekësore: hipertension arterial dhe hiperglikemi.
Pacienti është ende në spital dhe gjendja e tij është stabile tash për tash.
Gazeta Sinjali dje kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin e mjekut Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë.