Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar dy të infektuarit me koronavirus dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Kështu ka thënë në një prononcim për Gazetën Sinjali, infektologu Valbon Krasniqi.
“Gjendja është stabile. Janë duke marrë terapi, janë të shtrirë në spital. Vazhdon mbikëqyrja dhe tretmani i tyre, por për momentin është gjendja stabile”, ka thënë Krasniqi.
Gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Të infektuar janë një 20 vjeçare, shtetase italiane si dhe një 77 vjeçar shtetas kosovar./Gazeta Sinjali/