Skuadra e Falmurtarit e ka fituar ndeshjen ndaj Llapit me rezultat përfundimtar 4-1.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e favorshme për mysafirët, të cilët shënuan edhe dy gola. Fillimisht shënoi Gentrit Begolli në minutën e 28-të për 0-1, ndërsa Shend Kelmendi në minutën 33-të shënoi për epërsinë 0-2.
Goli i parë në pjesën e dytë u shënua në minutën e 75-të dhe sërish ishte Begolli që shënoi për 3-0, ndërsa dy golat e tjerë erdhën në fund të ndeshjes.
Muhamet Hyseni në minutën e 89-të ngushtoi epërsinë në 1-3, ndërsa Festim Krasniqi (90+) e vulosi rezultatin përfundimtar për 1-4.
Me këtë fitore, Flamurtari ka 19 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Llapi gjendet i shtati me 24 pikë./Gazeta Sinjali/