image Flamurtari mposht Vushtrrinë, largohet nga zona e rrezikut

Futboll

Superliga/ Flamurtari mposht Vushtrrinë, largohet nga zona e rrezikut

news image

Flamurtari ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ata mposhtën 2:0 Vushtrrinë në Prishtinë.

Brenda 1 minuti, Flamurtari realizoi dy herë, e që mjaftoi për t’i rrëmbyer tri pikët, shkruan Gazeta Sinjali.

Bashkim Shala dhe Arbnor Zeqiri ishin realizatorët për vendasit.

Me këtë fitore, Flamurtari shkon në 25 pikë në vendin e tetë, ndërsa Vushtrria thellon krizën dhe gjendet e parafundit me 15 pikë./Gazeta Sinjali/