Flamurtari ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ata mposhtën 2:0 Vushtrrinë në Prishtinë.
Brenda 1 minuti, Flamurtari realizoi dy herë, e që mjaftoi për t’i rrëmbyer tri pikët, shkruan Gazeta Sinjali.
Bashkim Shala dhe Arbnor Zeqiri ishin realizatorët për vendasit.
Me këtë fitore, Flamurtari shkon në 25 pikë në vendin e tetë, ndërsa Vushtrria thellon krizën dhe gjendet e parafundit me 15 pikë./Gazeta Sinjali/