image Flamurtari mposht skuadrën e Dukagjinit

Futboll

Sport/ Flamurtari mposht skuadrën e Dukagjinit

news image

Skuadra e Flamurtarit ka shënuar një fitore të rëndësishme, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat përfunditmar, 2-0.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre në fillim të ndeshjes, ndërsa rezultati ndryshoi në minutën e dhjetë të takimit.

Golin e parë e shënoi Festim Krasniqi, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas një pakujdesie nga mbrojtja mysafire, vendasit realizuan edhe golin e dytë në minutën e 25-të me anë të Danin Talovic.

Kjo është edhe fitorja e dytë e Flamurtarit, në katër xhirot e para, ku ka regjistruar edhe një barazim dhe një humbje, si dhe numëron shtatë pikë të arkëtuara.

Ndërsa, Dukagjini nuk e ka nisur mirë sezonin dhe qëndron në fund të tabelës./Gazeta Sinjali/