image Flamurtari fton Partizanin e Beogradit në “Fadil Vokrri”

Futboll

Futboll/ Flamurtari fton Partizanin e Beogradit në “Fadil Vokrri”

news image

Partizani i Beogradit mund të luajë në Prishtinë në turneun që bëhet për nder të legjendës së futbollit Kosovar, Fadil Vokrrit.

Kështu ka thën drejtori sportiv i Klubit Futbollistik “Flamurtari” nga kryeqytetit, Arbnor Morina, i cili në një emision në RTK2 ka thënë se ekziston ideja për ta ftuar klubin serb dhe gjithë skuadrat tjera ku ka luajtur legjenda Vokrri.

Sipas Morinës, pjesë e këtij turneu do të jenë FC Prishtina, Partizani i Beogradit, Fenerbahçe dhe Nimes.

Turneu zhvillohet në qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta Sinjali/