Skuadra e Flamurtarit ka arritur të fitojë me rezultat minimal ndaj Dritës (1-0), në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 76-të nga Tërvioll Stullaqaku, transmeton Gazeta Sinjali.
Deri në fund të ndeshjes, Drita u mundua ta gjej golin e barazimit, të cilin e shënoi në minutën e 82-të Bujar Shabani, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Flamurtari pas kësaj fitore renditet në pozitën e 9 me 12 pikë, ndërsa Drita zbret në vendin e tretë me 22 pikë./Gazeta Sinjali/