Skuadra e Flamurtarit nesër do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Rabotniçkin e Shkupit.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 14:00 në stadiumin “Xhemail Ibishi”, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo ndeshje miqësore do të jetë e mirëseardhur për trajnerin Artim Shaqiri, skuadra e të cilit ka hyrë në një krizë dhe nuk po sjellë rezultate të mira./Gazeta Sinjali/