image Flamurtari dhe Feronikeli i ndajnë pikët

Futboll

Sport/ Flamurtari dhe Feronikeli i ndajnë pikët

news image

Ndeshja e zhvilluar në kryeqytet mes Flamurtarit dhe Feronikelit ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë për skuadrat 2:2, transmeton Gazeta Sinjali.

Mysafirët në epërsi i kaloi Jean Carioca vetëm pas pesë minutave lojë.

Flamurtari u kthye në lojë në pjesën e dytë falë dy golave të Shend Kelmendit që i kaloi në epërsi për 2-1. Por, që nuk vonoi edhe goli i barazimit për Feronikelin, të cilin e shënoi Albert Dabiqaj për 2:2.

Feronikeli pas këtij barazimi i ka 24 pikë dhe mbetet ende 10 pikë prapa Ballkanit që mbanë pozitën e parë, ndërsa skuadra e Flamurtarit e zë vendin e nëntë me 16 pikë./Gazeta Sinjali/